KORÇË- Rastet e dhunës në familje mbeten ende në shifra alarmante në rrethin e Korçës. Në bazë të shifrave zyrtare nga gjykata e Faktit në Korçë flitet për një tendencë në rritje.
Sipas përfaqësuesit të Medias dhe Publikut në Gjykatën e Faktit në Korcë, Violant Gongo gjatë këtij viti janë depozituar 103 raste, të cilët kanë kërkuar urdhërin e mbrojtjes nga Gjykata e Shkallës së Parë. Sipas tij, personat e dhunuar janë kryesisht fëmijët dhe të moshuarit, si dhe femrat që dhunohen nga bashkëshortët e tyre.
Dy rastet më ekstreme të ushtrimit të dhunës në rajonin e Korçës janë regjistruar në dy muajt e fundit.
Rasti i parë u shënua në afërsi të doganës së Qafë Thanës, ku 24 vjecarja, Fatjona Sula u masakrua nga i dashuri i saj, Çelnik Meleqi, si dhe rasti i Eriselda Elmazit, 25 vjeçares, e cila u gjet e masakruar me mjete të ftohta pranë një kontenieri mbeturinash nga bashkëshorti i saj, Romeo Babani.
/Shqiptarja.com