KORÇË - Është dhënë edhe pretenca e parë për skandalin e pikturave në Korçë.
Prokuroria e qytetit juglindor ka kërkuar sot në gjykatë, dënimin me 18 muaj burg, Sotiraq Xegën, ish-përgjegjësin e galerisë “Guri Madhi”, në Korçë nga ku janë zhdukur 61 piktura.
Gjatë dhënies së pretencës, Prokuroria e Korçës, e ka argumentuar kërkesën për dënimin e Xegës se ka shpërdoruar detyrën duke qenë përgjegjës i galerisë.
Prokuroria e akuzon Soptiraq Xegën për “shpërdorim detyre”, në zhdukjen e 61 pikturave nga galeria “Guri Madhi”, ku shumica prej tyre ishin vepra të piktorit të njohur Vangjush Mio.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Skandali i pikturave, historia e plotë