KORÇE- Me qindra të rinj nga e gjithë Shqipëria nga mosha 14 deri 18 vjeç janë vendosur ditën e sotme tek Varrezat e Dëshmoreve të Elbasanit, të cilat i kanë pastruar dhe restauruar.
Të rinjtë janë pjesë e një programi mbarëkombëtar të iniciuar nga kisha e Jezu Krishtit, ku grupe të ndryshme misionarësh dhe vullnetarësh kryejnë shërbime në komuntitet në vende të ndryshme të botës në raste fatkeqësish e të tjera.
Qëllimi i këtij projekti është ndërgjegjësimi dhe angazhimi i të rinjve në pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit ku jetojnë. Pjesë e kësaj harte prej dy vitesh është bërë edhe Shqipëria, ku fillimisht ky grup të rinjsh ka qënë në Llogara të Vlorës dhe tashmë është vendosur në qytetin e Korçës, ku ka pastruar dhe restauruar pjesë të ndryshme të Varrezave të Dëshmorëve.
Ky aktivitetet do të jetë në vazhdim edhe në vjeshtë, ku pritet të vijë në Korçë një tjetër grup vullnetarësh, të cilët do të përqendrohen në pjesë të tjera të qytetit; vullnetarët në të njëjtën kohë do të shpërndahen në të gjithë Shqipërine.
Ky lloj projekti ka mbi 9000 mijë vullnetarë në të gjithë Europën të cilët kryejnë mbi 35 mijë orë shërbimi në komunitet.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com