Ishin në makinë, tentohet të vidhet një çift në Korçë! Ngjarja në periferi të qytetit

Tentohet të vidhet një çift teksa ishin në makinë në afërsi të Varrezave të Dëshmorëve në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një zonë periferike dhe të pandriçuar. Sipas të dhënave të para mësohet se makina me targa AB 426 CF ka qenë e ndaluar kur një person iu është afruar ndërsa drejtuesi i mjetit, ka dalë e ka vrapuar për t’u larguar ndërsa ka lajmëruar edhe policinë.

Në të njëjtën kohë edhe autori është larguar për t’iu shmangur policisë e cila ka mbërritur ne vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme.

Sakaq ne komisariat është shoqëruar çifti për të dhënë sqarime për këtë ngjarje. Kjo është e disata herë që në të njëjtën zonë ndodhin grabitje apo vjedhje të dhunshme të automjeteve dhe personave që e frekuentojnë zonën e cila gjatë stinës së verës është ndër më të frekuentuarat.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit