Policia e Korçës ka nisur hetimet për një 52-vjeçar banues në Malin e Zi për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjatë kontrollit në pikën kufitare të Kapshticës, shërbimet e policisë konstatuan 8 emigrantë nga vendet e Afrikës, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, kanë goditur një rast të dhënies ndihmës për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme, në PPK Kapshticë.      

Në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte shtetasi Nj. J., u gjetën të fshehur në kamion, 8 emigrantë nga vendet e Afrikës, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin malazez Nj. J., 52 vjeç, banues në Malin e Zi, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, informoi sot policia.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet edhe një 32-vjeçar pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Maqedoninë e Veriut.

"Gjithashtu, shërbimet e DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin K. K., 36 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Maqedoninë e Veriut", thuhet më tej në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme