Korçë/ Në kërkim pasi tentoi të vriste 18-vjeçarin bashkë me 4 të tjerë, arrestohet i riu! Në pranga edhe një 51-vjeçar që e ndihmoi

Korçë/ Në kërkim pasi tentoi të vriste 18-vjeçarin bashkë me 4 të tjerë, arrestohet i riu! Në pranga edhe një 51-vjeçar që e ndihmoi

KORÇË- Andrea Diamandi, 27 vjeç është arrestuar nga policia e Korçës pasi ishte shpallur në kërkim sepse në bashkëpunim me 4 të tjerë kanë tentuar që të vrasin një 18-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur më 19 qershor, ndërsa 4 të rinjtë e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje janë ende në kërkim.

Sipas policisë autorët e goditën mjetin e 18-vjeçarit M.J me një mjet ‘Range Rover në aksin rrugor ‘Korçë-Voskop’, të cilin dyshohet se kanë tentuar t'a vrasin duke e goditur me mjete të forta në dukje armë zjarri, e cila nuk ka realizuar qitje.

‘A. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 19.06.2024, në aksin rrugor "Korçë-Voskop", në bashkëpunim me shtetasit S. S., 25 vjeç, S. S., 33 vjeç, Dh. D., 33 vjeç, dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, me automjetin "Rang Rover" kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç, të cilin dyshohet se kanë tentuar t'a vrasin duke e goditur me mjete të forta në dukje armë zjarri, e cila nuk ka realizuar qitje.’- njofton policia.

Në pranga ka rënë gjithashtu edhe Idlir Spaho, i cili ka ndihmuar 27-vjeçarin ndërsa në banesë i është gjetur edhe një armë.

‘Idlir Spaho 51 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas dyshohet se ka përkrahur 27-vjeçarin Andrea Diamandi, me të cilin ka lidhje shoqërore. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e 51-vjeçarit në lagjen nr. 4, Korçë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike dhe 1 krëhër me 30 fishekë.

Gjithashtu po nga këto struktura filloi procedimi penal për shtetasit V. D., 62 vjeç dhe R. S., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se këta shtetas kanë ndihmuar autorët e ngjarjes, të fshehin provat materiale, që kanë shërbyer për kryerjen e krimit.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)