KORÇË-Policia e Korçës ka arrestuar një 28-vjeçar pasi ka tentuar të mbysë me një rrip në ambjentet e spitalit babanë e tij.

Babai i 28-vjeçarit, ndodhej i shtruar në pavionin e Patologjisë, ku po merrte trajtim mjekësor.

Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, motiv i kësaj ngjarje dyshohet të këtë qenë një konflikt familjar.
 
Burimet për Report Tv kanë mësuar se M.C, 61 vjeç është avokat i njohur në qytet, ndërsa djali i tij Petrika Ceco njihet si person problematik.

Materialet hetimore i kaluan për ndjekje, Prokurorisë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda në Tiranë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com