Autor të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin kishën e “Shën Sotirit” në Korçë.

Është dëmtuar “Vakëfi” vendi ku besimtarët ndezin qirinj, një ikonë dhe një pjesë e murit. Ka qenë vetë prifti i kësaj kishe që ka telefonuar policinë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe zbulimin e autorëve.

Kisha e “Shën Sotirit” është vjedhur edhe disa herë të tjera, por autorët ende nuk janë zbuluar.

[gallery]25140[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com