Pesë persona janë arrestuar nga policia e Korçës për transportimin e 25 emigrantëve të paligjshëm me qëllim kalimin në vendet e BE-së.
Fillimisht në dalje të qytetit të Maliqit u arrestuan 4 persona të cilët po transportonin 21 emigrantë drejt Tiranës. Ata po udhëtonin me mjetet tip "Benz" dhe "Range Rover" dhe u merrnin 500 euro çdo personi me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.
Në pranga ranë Sivi Leka, 20-vjeç, Sulejman Ylli, 20 vjeç, Edison Dema, 22 vjeç dhe Fatmir Farruku 21 vjeç banues në fshatin Burizanë të Krujës.
Silvi Leka është shpallur edhe më herët në kërkim me të njëjtën akuzë për transportimin e emigrantëve të paligjshëm. Ai ka arritur t'i largohet 2 herë policisë më konkretisht më datë 5 gusht ku së bashku me dy persona të tjerë po transportonin 3 emigrantë. Ata u ndaluan në unazën e Pogradecit por Silvi Leka ka arritur t'i largohet policisë.
Ndërsa më 11 shtator, 20-vjeçari u kap teksa në bashkëpunim me një person tjetër po transportonin 14 emigrantë. Ata u kapën në Devoll teksa udhëtonin me mjetin tip "Volksëagen". Të rinjtë braktisën mjetin dhe u larguan. Silvi Leka arriti t'i largohej oficerëve të policisë ndërkohë që bashkëpunëtori i tij u arrestua.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe Arsen Veisi, 20 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi u kap në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip "Benz", 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kualifikueset e Euro 2024, kush e fiton ndeshjen Poloni-Shqipëri?
-
Polonia
36.9%
-
Shqipëria
38.7%
-
Barazim
24.5%
Vota total: 683
Lajme të tjera
-
Gjermania e paralizuar këtë të hënë, greva e sindikatave ‘pushton’ gjithë vendin! Shkak inflacioni i lartë dhe pasojat e pandemisë
27 Mars, 08:54
-
Vritet roja nga të shtënat drejt Top Channel, Rama: Agresion kriminal! Begaj: Autoritetet të zbardhin ngjarjen
27 Mars, 08:49
-
Presidenti i Austrisë vizitë zyrtare në Tiranë, do pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj! Seancë e posaçme në Kuvend
27 Mars, 08:43
-
Vritet roja i sigurisë së Top Channel, eksperti i kriminologjisë nxjerr fotografinë e 5 lekëshit: E vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit
27 Mars, 08:31
-
Mos dilni pa çadra nga shtëpia, sot priten reshje shiu
27 Mars, 08:29
-
Vritet roja i sigurisë së Top Channel, presidenti Begaj: Organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt
27 Mars, 08:21
-
Rritet varësia kronike e fëmijëve nga mediat sociale
27 Mars, 08:11
-
Putin: Perëndimi i ka kaluar vijat e kuqe duke furnizuar Kievin me armë! Moskë: Kiev u përpoq të sulmonte Rusinë me një dron
27 Mars, 08:09
-
Borrell paralajmëron nga varësia e madhe ndaj Kinës
27 Mars, 08:00
-
Pse Prigozhin ka mosmarrëveshje me zyrtarët rusë lidhur me varrimin e luftëtarëve të Wagner-it?
27 Mars, 07:57
-
Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes, protesta masive në Izrael, mijëra njerëz në rrugë! Herzog: Ndaloni reformën në drejtësi! SHBA: Të shqetësuar
27 Mars, 07:40
-
Roland Bejko kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, zbardhet votimi kush votoi kundër! Bardhi e Tabaku s'marrin pjesë në votim
27 Mars, 07:37