Korçë/ Tregtarët e rrobave të përdorura në protestë: Na hapni tregun, jemi mbytur me borxhe deri në fyt (VIDEO)

KORÇË- Tregtarët e rrobave të përdorura në Korçë kanë dalë në protestë ditën e sotme ku kërkojnë hapjen e tregut. Sipas tyre, kjo është e ardhura e vetme me të cilin mbajnë familjen, teksa kanë akuzuar se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Bashkia.Ajo që vihet re është se tregtarët, asnjë prej tyre nuk ka maska dhe doreza, por as nuk ruajnë distancën. 

"Jemi mbledhur këtu që të na japin një përgjigje që të na hapet tregu, se jemi gjithë këto tregtarë që shesim aty. Jemi mbi 170 tregtarë, duam të na hapet tregu, duruar 2 muaj e gjysmë, nuk durojmë dot, me atë mbajmë familjen. S'po del asnjë të na jap përgjigjen, pagën e luftës na thonë që nuk e përfitoni, na dhanë nga një kutim me ushqime".

"Të na hapet puna se dhe ne kemi familje duam të rrojmë, kemi jetuar deri më tanie me borxhe. Me pazarin mbajmë familjen, ka qenë shumë e vështirë. presim përgjigje nga Bashkia. S'na kanë dhënë asgjë, as pagën në e luftës".

"Taksat i duan t'i paguajmë, tani të na japin një përgjigje! Jemi në mëshirë të Zotit".

"Duam të hapet Pazari se jemi në zero. Kam bërë një operacion të rënë, dhe kam 100 lekë ilaçe, jam zhytur deri në fyt me borxhë. Të hapet pazari, s'duam gjë tjetër. 2 mijë lekë, 2 mijë lekë të paktën të marrim bukën".

"Nuk ishim keq për një pako  20 mijë lekë për të mbajtur familjen 3 muaj", shprehen tregtarët.

Bashkia nuk i ka lejuar që hapin tregun pasi rrobat e përdorura janë rrezik për përhapjen e infeksionit së COVID-19.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur