Ndryshonte stampat e datave të skadencës të produkteve ushqimore në marketin e tij, arrestohet 50-vjeçari në Korçë (EMRI)

Ndryshonte stampat e datave të skadencës të produkteve ushqimore në marketin e tij, arrestohet 50-vjeçari në Korçë (EMRI)

Produktet e skaduara

KORÇË- Pronari 50-vjeçar i një marketi, Enel Spahillari është vënë në prangat e policisë së Korçës pasi tregtonte në dyqani e tij produkte ushqimore të skaduara

Entel Spahillari, tregtonte në marketin e tij fishekzjarrë dhe mallra kontrabandë. Sipas njoftimit të policisë së Korçës, Spahillari ndërhynte në stampat e datave të skadencës së produkteve ushqimore.

Gjatë kontrollit të ushtruar në marketin në pronësi të tij, në lagjen nr. 5, u gjet një sasi e konsiderushme mallrash dhe produktesh industriale dhe ushqimore, nga të cilat një pjese i kishte kaluar afati i skadencës dhe kishte ndërhyrje të dukshme në stampat e këtyre datave, pije alkoolike dhe energjike të dyshuara të kontrabanduara dhe lëndë piroteknike (fishekzjarre) që tregtoheshin pa licencën e posaçme.

Këto mallra dhe produkte u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kaso: 06/07/2023 16:41

    Edhe shërbimi i detyruar ushtarak do ishte gjëja më e duhur për meshkujt pasi brezat që po rriten po humbasin emrin mashkull

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU