Tri breza dhe 21 kitara, në Pedonale të Korçës jetësohet tradita e qytetit!

Tingujt e kitarës, ndjellin dashamirësit në Pedonalen e Korçës.

Janë 21 profesionistë dhe amatorë, që  gjatë kësaj fundjave sjellin melodi tipike, serenatat, me instrumentin simbol të qytetit...

Muzika përcillet nga tri breza e siç tregon organizatorja Blerta Belliu, gjasat janë që ky ansambël, që ngroh atmosferën festive këto ditë në Korçë të zgjerohet edhe më.

“Është diçka unike, jo vetëm në Korçë por në të gjithë Shqipërinë. Shpresojmë që në vitet në vijim nga 21 të bëhen pse jo 100 apo 200 kitara”, shprehet organizatorja Blerta Belliu.

Të rinjtë janë plot entuziazëm, që gjejnë mundësi të çojnë tej pasionin e tyre, duke ruajtur traditën korçare.

“Është kënaqësi të përçosh traditën korçare përmes kitarës, na gëzon fakti që jemi pjesë e 21 kitarave”, shprehet një prej të rinjve.

“Nuk e kemi të trashëguar nga familja, por po bëjmë diçka që na pëlqen. Kitarën e kam pasion dhe ky është një rast i mirë për të performuar muzikë tipike të qytetit dhe jo vetëm”, shprehet një prej të rinjve.

 

Performancës së 21 kitarave në Pedonale, iu bashkua edhe Banda Muzikore e Qytetit... Ndërsa Ansambli “Skënderbeu” erdhi për të pranishmit me kërcime festive.

 

 

 

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan