Një punonjës policie është dhunuar në ambientet e komisariatit të policisë nga një 24-vjeçar i cili ishte shoqëruar në polici për një sqarim.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur sot, kur i riu Sajmir Lloshi ka qenë brenda komisariatit kur ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, efektivin e policisë së rendit E.M.

Menjëherë kanë reaguar kolegët e këtij të fundit të cilët kanë prangosur Lloshin.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)