Dy gardianë të burgut të Drenovës kanë humbur jetën mesditën e kësaj të mërkure pasi janë përfshirë në një aksident ku kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë.
Nga aksidenti kanë humbur jetën gardiani Fatmir Islamaj dhe Agim Beshi, ndërsa tre të plagosurit, dy nga të cilët janë Neshat Olldashi e Luan Kreka dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.
Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se punonjësit e burgut po ktheheshin nga një ceremoni mortore e një kolegu të tyre, kur janë përplasur me një tjetër automjet, të ngarkuar me qepë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Korçë - Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, ku janë përplasur dy mjete përkatësisht me targa AA 251 EP veturë ku ndodheshin gardianët e burgut të Drenovës dhe mjeti tip furgon me targa AA 519 EX.
Përplasja ka rezultuar fatale për gardianët e burgut, ku njëri humbi jetën menjëherë, ndërsa i dyti në spital, pasi kishte plagë të rëndë, ndërsa tre personat që ndodheshin në furgon, shoferi me dy pasagjerët janë të plagosur.
Nga të dhënat e para nga grupi hetimor mesohet se shkaktar i aksidentit ka qenë mjeti ku po udhëtonin dy gardianët, pasi i kanë prerë rrugën furgonit teksa po dilnin nga një rrugë dytësore për t'u futur në rrugën kryesore.
Ministri Manjani u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të tre gardianëve, dy nga të cilët humbët jetën në aksidentin tragjik, ndërsa tjetri vuante nga një sëmundje e rëndë.
"
Kanceri dhe aksidenti na rrëmbeu sot tre punonjës të Policisë së Burgjeve në Korçë. Tragjike! Ngushëllime Familjeve" shprehet Manjani.
Dy gardianët Fatmir Islamaj dhe Agim Beshi humbën jetën në aksident, pasi po ktheheshin nga varrimi i shokut të tyre, që ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë.
[gallery]19182[/gallery]
Redaksia Online
(F.T/dy.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.7%
-
Jo
37.1%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!
13 Janar, 18:55
-
Ngjela në Report TV: Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA! Këta menduan se ishin të paprekshëm, Rama i qetë
13 Janar, 18:42
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:42
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
13 Janar, 18:29
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Beyonce dhuron 2.5 milionë dollarë për të prekurit
13 Janar, 18:15
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Kallëzoi Berishën në SPAK për falsifikimin e datëlindjes, Idajet Beqiri: Ia thashë në sy në 1997, je kriminel! Tropojanët e tij më rrahën dhe masakruan
13 Janar, 18:04
-
Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: E di Malësia e Gjakovës ç'ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është
13 Janar, 17:55
-
Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik
13 Janar, 17:50
-
Zbulohet tuneli i karteleve të kokainës mes SHBA dhe Meksikës! I blinduar, 4 metra i gjerë dhe 6 metra i lartë (VIDEO)
13 Janar, 17:36