Korçë, vë foshnjen në gjumë, vret
veten, vrasja në gjendje depresive

Korçë, vë foshnjen në gjumë, vret<br />veten, vrasja në gjendje depresive
TIRANE - Vendos fëmijën në gjumë dhe i jep fund jetës së saj duke pirë detergjent. Ky është fati tragjik i nënës 24-vjeçare e cila u vetëhelmua, pak minuta pasi kishte vënë foshnjen e saj në gjumë. Ngjarja e dhimbshme ka ndodhur pasditën e djeshme në fshatin Dërsnik të qytetit të Korçës. Viktima është identifikuar si Elvira Stafa, 24-vjeçe.

24-vjecarja me origjinë nga Laçi ishte nënë e një foshnje 1 muajshe dhe prej më shumë se një viti ishte martuar në fshatin Dërsnik të Korçës. Ndërsa familja e 24-vjeçares jeton në qytetin e Tiranës. Pas martesës 1-vjeçare çifti Stafa ka pasur fatin e mirë që të trashëgojnë një fëmijë dhe vetëm para disa javësh ata janë bërë prindër. 24-vjeçarja duket se ka përgatitur me detaje ngjarjen e rëndë, pasi ka pirë detergjentin teksa ndodhej e vetme në banesë me fëmijën e saj.

Mësohet se pasi ka vendosur atë në gjumë, Elvira Stafa ka shkuar në një tjetër dhomë dhe është vetëhelmuar me detergjent. Burime nga policia bëjnë me dije se ende nuk është përcaktuar se çfarë detergjentesh ka pirë 24-vjeçarja, pasi pritet që këtë ta përcaktojë mjekësia ligjore. Nënën 24-vjeçare e kanë gjetur në banesë familjarët e bashkëshortit.

Kur ata kanë vënë re se Stafa po vonohej më shumë nga ç’duhej, kanë shkuar në dhomën e saj, për të parë se çfarë kishte ngjarë. Në momentin që hapin derën, sytë u shohin tmerr. Elvira ishte në gjendje të rënduar shëndetësore dhe prej gojës nxirrte shkumë të bardhë. Pasi, e kanë gjetur në gjendje të rëndë ata e kanë transportuar në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve 24-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.

Familjarët bëjnë me dije se bashkëshorti i 24-vjeçares jetonte si emigrant në shtetin fqinjë të Greqisë për tu siguruar jetë komode familjarëve të tij. Ata gjithashtu kanë dëshmuar se nuk dinë gjë për ndonjë problem të saj: “E gjetëm në gjendje të rëndë, ishte duke dhënë shpirt dhe prej gojës nxirrte shkumë të bardhë. Më pas e dërguam menjëherë në spital. Ne nuk dimë që Elvira të ketë pasur ndonjë problem.

Nuk jemi në dijeni të asgjëje” kanë dëshmuar familjarët në polici. Ndërkaq policia është njoftuar nga spitali për ngjarjen e dhimbshme dhe ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ku kishte ndodhur vetëvrasja. Mendohet se ka qënë depresioni pas lindjes, pasi familja ishte në kushte të mira ekonomike dhe nuk kanë pasur probleme.

Policia nuk përjashton mundësinë që mund të jetë përdorur edhe fostoksinë, por këtë e përcakton mjekësia ligjore, pasi dyshimet e para janë se ka përdorur detergjente, meqë në të gjithë shtëpine vinte aroma e tyre. Sakaq policia po heton shkaqet e ngjarjes të cilat çuan nënën e re drejt vetëvrasjes.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban