KORCE - Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, ku një 16 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në lagjen 6 të qytetit juglindor. Kanë qenë familjarët, të cilët e kanë gjetur 16 vjeçaren, Kristina Jonuzi, të vetëvarur në dhomën e gjumit, ndërkohë që kanë lajmëruar menjëherë uniformat blu.

16 vjeçarja është dërguar më pas në Spitalin Rajonal të Qytetit të Korçës për kryerjen e autopsisë. Nuk dihen ende shkaqet përse e reja i ka dhënë fund jetës, ndërsa policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

Ky është rasti i dytë i vetëvrasjes i ndodhur brenda dy ditësh në rajonin juglindor. Vetëm një ditë më parë një efektiv policie në Pogradec i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e punës në sy të bashkëshortes dhe fëmijëve.
(da.is/gm/Shqiptarja.com)