Korçë/ Vidhnin naftën e kompanisë dhe e shisnin atë, arrestohen dy punonjësit

Korçë/ Vidhnin naftën e kompanisë dhe e shisnin atë, arrestohen dy punonjësit

KORÇË- 2 persona janë arrestuar në flagrancë duke shitur naftën e vjedhur nga kompania në të cilin punonin.

Bëhet fjalë për F.S, 25 vjeç dhe M.Z, 29 vjeç, banues në Berat me detyrë punonjës të një kompanie, e cila kryen punime pranë gazsjellësit TAP. Mësohet se dy punonjësit, janë kapur në flagrancë në lagjen nr 17 në Korçë, duke i shitur shtetasit A.B, 200 litra naftë, sasi të cilën këta të rinj e kanë vjedhur duke shpërdoruar detyrën, nga një mjet i kompanisë në të cilën ishin të punësuar.

Ndaj A.B ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, e ndërsa mbi dy punonjësit rëndon akuza për shpërdorim detyre.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë