Vetëm pak ditë pas vrasjes se Jani Kollçinakut dhe hedhjes në një kanal anë rrugës Korçë-Blilisht, familjarët e tij kanë kërkuar zbardhjen e autorëve të këtij krimi dhe vënien e tyre përpara drejtësisë.
 
Ajo që ka folur për mediat është e motra e viktimës, Zhaneta Hoxha e cila thote se vëllait të saj i ngritën një kurth dhe e vranë pabesisht në mes të natës dhe në mes të rrugës.

Zhaneta tregon se vëllai i saj, Jani ishte shoqëruar nga një person i panjohur dhe i dyshimtë prej tyre përpara se ta vrisnin, çka ka rritur dyshimet se një njeri që ka qëndruar pranë tij mund ta ketë vrarë.

motra e landit te mirasit
 
Zhaneta Hoxha i ka bërë apel institucioneve ligjzbatuese që të gjejnë dhe arrestojnë vrasësit e vëllait të saj, ose në të kundërtën ajo do ta marrë vetë gjakun e tij.

Jani Kollçinaku u ekzekutua me një plumb në kokë dhe u gjet i pajetë mëngjesin e së shtunës në aksin rrugor Korçë - Bilisht pranë nënstacionit elektrik të Zëmblakut.
 
Ekspertët thanë se, vrasja mund të jetë kryer në një vend tjetër dhe jo në vendin ku u gjend trupi i viktimës, i hedhur në një kanal në anë të rrugës kryesore. 

landi i mirasit
 
Pas këqyrjes së kryer nga ekspertë kriminalistë dhe mjekë ligjorë konfirmuan faktin se ai është vrarë me plumb në kokë.

Dyshimet e policisë për vrasjen e tij lidhen me aktivitetin e të vrarit, pasi sipas tyre ai ka qenë person me tendenca kriminale, i identifikuar prej hetuesve si i përfshirë në shitje shpërndarje e trafik droge, dhe vjedhje të automjeteve.
 
Jani Kollçinaku, ishte  37-vjeç nga fshati Miras i Devollit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)