KORÇË - Ka zgjatur vetëm 18 orë arratia e autorit të krimit të mbrëmshëm në fshatin Baban të Devollit, 26 vjeçarit Ervin Spaho, i cili vrau me thikë për dy arka mollë, Muhamet Çelën 19 vjeç. Policia ka arritur të vërë në pranga autorin e krimit, ku mësohet se ai është arrestuar pranë banesës së tij.
Spaho, goditi me thikë mbrëmë rreth orës 20:00, 19 vjeçarin, pas një konflikti banal mes tyre për disa arka mollë. Sipas banorëve të zonës, të rinjtë punonin në vjeljen e mollëve, dhe konflikti mes tyre nisi për arsye banale në rrugën e fshatit Baban, ku autori i dyshuar pretendonte se ishin të tij dy arkat e mollëve që kishte viktima.

(Në foto: Viktima, Muhamet Çela 19 vjeç)
Më pas sherri mes të rinjve ka degjeneruar ku autori ka goditur me thikë viktimën disa herë në gjoks dhe bark, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas krimit 26 vjeçari Ervin Spaho është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke u shpallur në kërkim.

(Në foto: Vendi ku ndodhi vrasja)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com