Korçë/ Zjarri rrafshon stallën dhe shkrumbon të gjallë 35 derra! Fermeri: Mund të jetë edhe i qëllimshëm, dëmi rreth 90 mijë euro! Investova gjithçka, pres ndihmë nga Bashkia (VIDEO)

Korçë- Shkëndija elektrike shkrumbon stallën dhe djeg të gjallë 35 kokë derra, së bashku me bazën ushqimore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50 të mëngjesit të sotëm (20 mars), në fshatin Ravonik të Korçës.

Daniel Frashëri është pronari i stallës, i cili tregon për Report Tv se në momentin kur ka shpërthyer zjarri, ai nuk ka qenë i pranishëm në stallë, por është njoftuar nga babai i tij.

Frashëri, i cili ka investuar për këtë stallë dy vjet më parë, ka pohuar se nuk ka pasur asnjë lloj konflikti me individë të tjerë lidhur me aktivitetin e tij, por nuk përjashton as mundësinë që zjarri të ketë qënë i qëllimshëm.

“Kur erdha e gjeta zjarr. Bagëtia është djegur, baza ushqimore është djegur, gjithçka është djegur. Ishin mbi 30 kokë derra. Me këtë ushqehesha, me këtë merresha, kisha hedhur të gjitha shpenzimet të gjitha këtu. Nuk e di se si ndodhi zjarri, s’më kanë dhënë shpjegim për momentin, presim ekspertizën dhe nu e di çfarë ka ndodhur. E kishim tonën këto. Nuk e di për shkakun, këtu janë shumë shenja, por edhe mund të jetë edhe e qëllimshme, nuk e di”, thotë fermeri. 

Më tej Frashëri shpjegon edhe investimin dhe dëmet, teksa pret ndihmë nga autoritetet vendore, pasi nuk ka mundësi të tjera për të ardhura dhe mbijetesë.

“Kam dy vjet që investoj këtu, si fillim hodha 5 milionë dhe vijova më tej. Dëmi është diku 90 mijë euro. Nuk e di çfarë do bëj, jam vetë i tretë, s’kam të ardhura të tjera, përveç ndihmës ekonomike. Presim ndihmë nga bashkia. I drejtohem të gjithëve, bashkisë, institucioneve”, shprehet ai.

I shqetësuar për humbjen e stallës, ai shprehet se është në pritje të një ekspertize të hollësishme nga ana e shërbimit zjarrfikës dhe të forcave të policisë për të kuptuar shkaqet e saktë që mund të kenë çuar në shpërthimin e zjarrit dhe në humbjen e miliona lekëve.

Aktualisht, hetimet janë në fazë të hershme dhe ende nuk ka një konkluzion të qartë lidhur me shkakun e zjarrit. Megjithatë, ky zjarr dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkakun e zjarrit. Aktualisht, hetimet janë në fazë të hershme dhe ende nuk ka një konkluzion të qartë lidhur me shkakun e zjarrit. Megjithatë, ky zjarr dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Paraprakisht informohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike. Dëmi ekonomik është i konsiderueshëm.

“Si pasojë e flakëve janë djegur rreth 35 derra dhe një sasi bazë ushqimore për ta. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit", tha policia vendore.

Vetëm një ditë më parë, në Lezhë, shkëndija elektrike dhe rrjeti i amortizuar u bënë shkak për djegien e një tjetër stalle me gjë të gjallë të dëmtuar në fshatin Barbullojë. Për pasojë ngordhën nga flakët 319 dele, qingja dhe viça, me një dëm deri në 100 mln lekë të vjetra sipas fermerit Gjin Toma, që apeloi edhe për ndihmë nga autoritetet.

A.Q/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albfire: 20/03/2025 14:35

    Mos prit nga Bashkia por te kishe bere siguracion per aktivitetin e biznesit (fermer). Ne kapitalizen riskun e investimit e merr persiper investitori dhe jo shteti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Incident në Fier/ 31-vjeçari godet me grusht punonjësin e policisë, arrestohet në vendngjarje

Incident në Fier/ 31-vjeçari godet me grusht punonjësin e policisë, arrestohet në vendngjarje