Korçë/Aksident i trefishtë në parkun ‘Rinia’, 3 makina përplasen me njëra tjetrën

Korçë-Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në parkun “Rinia” në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se 3 mjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme materiale.

Duhet theksuar se kjo zonë është një nga më të frekuentuara në çdo orë të ditës dhe në momentin e aksidentit kanë qenë të pranishëm shumë persona, por fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë i lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndërkohë mjetet kanë devijuar në një rrugë dytësore pasi aktualisht rruga e parkut është bllokuar.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'