Një 34-vjeçar është arrestuar pasi ka dhunuar gruan e tij, e cila në kushtet e depresionit ka tentuar të vetëvritet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Orman, në Maliq të Korçës.
34-vjeçari Emiljano Ramadani, 34 vjeç ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij 22 vjeçe, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
Komento
34 vjecari 34 vjeç!!!!! Normal, eshte i nevojshem nje "saktesim i sakte",jo te gjithe e dine qe nje 34 vjecar eshte 34 vjeç!!!!!
Përgjigju