Korçë/Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen babë e bir

Korçë/Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen babë e bir

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Kapshticë, ku një makinë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë.

Aksidenti është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të Kapshticës, ku sipas informacioneve nga policia mësohet se një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë kanë mbetur të dëmtuar 2 persona.

Shoferi i makinës A. Ç, 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi A. Ç., dhe i biri i tij Dh. Ç., rreth 23 vjeç, pasagjer në automjet.

Ata janë nisur menjëherë për mjekim në spitalin e Korçës dhe konfirmohet se që të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit por paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar