Korçë- 4 të rinj sirianë në kërkim të një strehe: Po udhëtojmë prej 14 orësh, banorët e zonës na kanë dhënë ushqime dhe rroba (VIDEO)

Gjatë rrugës për në Dardhë grupi i xhirimit të Report tv takoi 4 të rinj sirianë ulur tek një pemë në përpjekje për të gjetur një vend ku të strehohen.

Të rinjtë ndihen të frikësuar dhe nuk pranojnë të flasin përpara kamerës por jashtë saj shprehen se kanë më tepër se 14 orë që udhëtojnë në këmbë në temperatura të ulëta dhe kushte aspak të favorshme .

Të rraskapitur ata tregojnë se banorët e zonës i kanë ndihmuar me ushqime e në disa raste edhe me rroba. Qëllimi i tyre është kalimi ne një nga vendet e BE.

Gazetarja e Report Tv Gladiola Hoxha raporton se veç fshatrave Trestenik dhe Kapshticë  sirianët kanë gjetur si pikë kalimi edhe Dardhën e Korçës .

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren