Korçë/ Arrestohen 5 punonjës të zonave të mbrojtura në Prespë, lejuan prerjen e paligjshme të pyeve

Korçë/ Arrestohen 5 punonjës të zonave të mbrojtura në Prespë, lejuan prerjen e paligjshme të pyeve

Foto e drurëve

KORÇË- Arrestohen 5 punonjës të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura dhe procedohen ne gjendje të lirë 5 persona të tjerë per prerje në mënyrë të paligjshme të pyjeve në zonë të mbrojtur.

Operacioni policor i koduar "Prespa" në bashkëpunim me prokurorinë arrestoi personat pas një hetimi 1 mujor.

Në pranga janë vënë  5 punonjës të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura në Qarkun Korçë dhe 1 prej tyre po procedohet në gjendje të lirë.

Procedohen edhe 4 shtetas të tjerë, të cilët u kapën duke prerë në mënyrë të paligjshme pyjet, në zonën e mbrojtur, të cilët janë M.S; D.B; J.N dhe D.S,

Personat e arrestuar janë: O.D, 38 vjeç, banues në Korçë, me detyrë përgjegjës monitorimi pranë Agjensisë së Zonave të Mbrojtura në Qarkun Korçë.

V.M, 58 vjeç, banues në fshatin Gollomboç, Liqenas, me detyrë përgjegjës menaxhimi pranë AZM.

 E.L, 48 vjeç, banues në Korçë, me detyrë roje pranë AZM.

 A.V, 43 vjeç, banues në Goricë të Madhe, me detyrë roje pranë AZM.

V.J, 65 vjeç, banues në Goricë të Madhe, me detyrë roje pranë AZM.

 E.A, 34 vjeç, banues në Korçë, me detyrë roje pranë AZM do të procedohet në gjendje të lirë.

Gjashtë shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke mos zbatuar procedurat ligjore të kontrollit për zonën e Parkut Kombëtar të Prespës, ku në ngastrat 51 e 52, kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyeve, duke shkaktuar dëmtime të rënda të kësaj zone.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 50 m sterë dru, 4 mjete, si edhe 5 copë motorsharra.

Sipas policisë, materialet  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme për veprat penale e "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Prerja e paligjshme e pyjeve".

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë