Një tjetër aksident është shënuar për shkak të prezencës së akullit në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Korçë në kryqëzimin e fshatit Gështenjas, në afërsi të një pike karburanti.
Një kamion për të shmangur përplasjen me një tjetër mjet që ka kryer një parakalim të gabuar duke ardhur nga Korça në Drejtim të Pogradecit, ka rrëshqitur duke u përplasur me kolonat e pikës së karburantit.
Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Kryqëzimi i fshatit Gështenjas edhe për policinë e qarkullimit rrugor mbetet një prej kryqëzimeve të rrezikshme të këtij aksi nacional. Policia në vendngjarje po heton shkaqet e këtij aksidenti.