Korçë-Një 53-vjeçar po hetohet nga Komisariati i Policisë në qytetin e Korçës pasi dyshohet se ka ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit të pallatit ku banon, në lagjen nr. 10 në Korçë.
Report Tv mëson se si pasojë rrjeti është dëmtuar duke sjellë probleme në furnizimin me ujë për banorët e pallatit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, ndërkohë që ndaj 53-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”.