Përleshje dhe gurë në stadiumin e Korçës, Skënderbeu mposht Partizanin në startin e Superiores (Video)
Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit u ndërpre në minutën e 75-të pas përplasjes mes dy tifozerive ndërkohë që me rinisjen e saj, korçarët gjetën golin me penalltinë e Muzakës.
Korçë-Është ndërprerë për pak minuta ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit. Shkak është bërë përplasja me tifozerinë guerrile e cila ka gjuajtur me gurë tifozerinë korçare. Forca të shumta policore kanë ndërhyrë duke ndarë tifozeritë, ndërkohë që disa prej tifozëve janë shoqëruar në komisariat. Deri tani nuk është raportuar për persona të dëmtuar nga dhuna në stadium.
Nuk kanë munguar as koret me ofendime mes të dyja tifozerive. Situata u kthye në kohë në kontroll dhe rifilloi sërish. Ndërprerja ka ndodhur në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërkohë që ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të korçarëve, të cilët fituan pas penalltisë së futbollistit Gjergj Muzaka.
Vlen për t'u përmendur fakti që tre ditë më parë Federata Shqiptare e Futbollit bëri me dije se përgjegjësinë për mbarëvajtjen dhe sigurinë e ndeshjeve të futbollit në kampionatin shqiptar, nuk e ka më Policia e Shtetit por Policia private.
Sipas FSHF-së, mbarëvajtja e këtyre ndeshjeve nga privati do të testohej në ndeshjen e sotme mes Partizanit dhe Skënderbeut.
Shefi i Sektorit të Garave, Lysjen Nurishmi, teksa shpjegoi skemën tha:
"Policia do të qëndrojë jashtë rrethimit të stadiumeve dhe pjesa brenda do ta kenë kompanitë e stjuardëve të licencuara nga Ministria. Klubet të hyjnë në kontakt një javë para ndeshjeve, që policia të jetë e pranishme edhe jashtë. Duke parë këtë problem, klubet të hyjnë në kontakt sa më parë. Skënderbeu me Partizanin ka pasur probleme me tifozeritë, do të jetë një test i madh në lidhje me organizmin"
Komento
Komente
Tirona Fanatics: 18/08/2018 00:09
Turp per FSHF-ne. Te dy ekipet ta fillojne kampionatin me -6 pike dhe po u perserit ne ndeshjet e tjera te kete denime deri ne perjashtime nga kampionati.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.2%
Të gabuar
68.4%
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3226
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Turp per FSHF-ne. Te dy ekipet ta fillojne kampionatin me -6 pike dhe po u perserit ne ndeshjet e tjera te kete denime deri ne perjashtime nga kampionati.
Përgjigju