Korçë/ Po transportonte 57 emigrantë me kamion tre muaj më parë, arrestohet i riu i cili ishte shpallur në kërkim

Korçë/ Po transportonte 57 emigrantë me kamion tre muaj më parë, arrestohet i riu i cili ishte shpallur në kërkim

Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar ‘Perimetri’ ka rënë sot në prangat e Policisë së Korçës. Mësohet se është arrestuar 21-vjeçari me inicialet S.T, i cili akuzohet për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Më 21 nëntor 2021, S.T., në bashkëpunim me persona të tjerë, po transportonte 57 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit monetar 1 mijë euro secili për t'i kaluar drejt vendeve të BE-së..

Dy prej bashkëpunëtorëve u arrestuan asokohe por S.T u shpall në kërkim, ndërsa sot ka rënë në prangat e policisë. Sakaq, një 62-vjeçar është nën hetim nga policia pasi po transportonte 4 m sterë dru zjarri pa lejen përkatëse.

Njoftimi i Policisë
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor "Perimetri" dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për prerje të paligjshme të pyjeve. Në vijim të operacionit policor të koduar "Perimetri", për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim S. T., 21 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

Shtetasi i mësipërm rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.11.2021, ku në dalje të qytetit të Pogradecit, u kap mjeti kamion tip "Iveco", brenda të cilit u konstatuan 57 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, shtetasi S. T., në bashkëpunim me persona të tjerë (dy prej të cilëve u arrestuan në flagrancë nga policia dhe një tjetër u shpall në kërkim), ju kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, gjatë patrullimit të tyre në afërsi të fshatit Poloskë, Devoll, konstatuan mjetin tip kamionçinë të markës "Benz", me drejtues shtetasin I. L., 62 vjeç, banues në fshatin Poloskë, i cili po transportonte 4 m sterë dru zjarri, pa lejen përkatëse.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, të cilët filluan procedimin penal për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve", për shtetasin I. L. dhe bënë sekuestrimin e lëndës drusore në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion