Kordinatori i BE-së, Mijaçiç: Temat në Bruksel do të jenë Asociacioni, deeskalimi, zgjedhjet në veri dhe Banjska

Kordinatori i BE-së, Mijaçiç: Temat në Bruksel do të jenë Asociacioni, deeskalimi, zgjedhjet në veri dhe Banjska

Në një intervistë për Kosovo Online, Kordinatori i Konventës Kombëtare të BE-së për kapitullin 35, Dragisha Mijaçiç, është shprehur se dialogu duhet të vazhdojë pavarësisht se si është parë në Beograd apo Prishtinë. Ai është në pritje që mesazhi të përsëritet sot në Bruksel, ku liderët e vendeve do të mblidhen së bashku me anëtarët e BE-së.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jenë sot në Bruksel, siç është paralajmëruar dhe Mijaçiç nuk e përjashton mundësinë e takimit të tyre të përbashkët në fillim të samitit të liderëve të BE-së.

“Thjeshtë nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut. Dhe “pesëshja e madhe” diskutan për dialogun javën e kaluar në takimet në Beograd dhe Prishtinë me Vuçiçin dhe Kurtin. Ata theksuan se dialogu nuk ka alternativë dhe se formati i negociatave nuk do të ndryshojë”, tha Mijaçiç.

Ai shtoi se përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë nuk kanë ardhur në Beograd dhe Prishtinë më 21 tetor pa propozime dhe pa ide për vazhdimin e dialogut.

“Ata padyshim kanë paraqitur disa propozime në lidhje me vazhdimin e dialogut. Ne nuk i kemi dëgjuar ato propozime, por do ta zbulojmë shumë shpejt, deri në fund të kësaj jave, kur Këshilli Evropian do të marrë masa vendimtare si ndaj Beogradit ashtu edhe ndaj Prishtinës në lidhje me zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes për rrugën normalizimin e situatës mes dy vendeve, si dhe aneksit të saj që u nënshkrua në fillim të këtij viti, besoj se aspirata kryesore do të shkojë drejt formimit të Unionit të Komunave Serbe, drejt deeskalimit, organizimit të zgjedhjeve në veriun e Kosovës, por edhe në transparencë në hetimin e gjithçkaje që lidhet me ngjarjet e fundit në Banjskë”, tha Mijaçiç.

Sipas tij, në tavolinë do diskutohen shumë tema “për të përcaktuar të gjitha ato propozime që janë dorëzuar të shtunën e kaluar dhe se si do të përcaktohen të dyja palët sipas propozimeve dhe të gjitha para takimeve të krerëve të shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare të BE-së”.

“Besoj se negociatat do të vazhdojnë diku në Bruksel, presidenti Vuçiq njoftoi se do të jetë në Bruksel, ndoshta edhe Kurtin do ta shohim atje, kështu që ekziston mundësia që para vetë samitit të BE-së të ketë një takim trepalësh apo dypalësh në Brukseli, për të përcaktuar të gjitha ato propozime që janë dorëzuar të shtunën e kaluar dhe se si do të përcaktohen të dyja palët sipas propozimeve dhe të gjitha para takimeve të krerëve të shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare të BE-së”, tha Mijaçiç.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë