Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha sot se rrëzimi i presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, tregoi "rezistencë demokratike" në Korenë e Jugut dhe shtoi se ai ishte i përkushtuar të punoj me udhëheqjen e re të aleatit.
Koreja e Jugut ka treguar forcën e institucioneve të saj demokratike pas rrëzimit të presidentit Yoon Suk-yeol, u tha Blinken gazetarëve gjatë një vizite në Jordani.
"Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është se Republika e Koresë ka demonstruar qëndrueshmëri demokratike," tha ai.
"Ne e kemi parë atë pas një procesi paqësor siç përcaktohet në Kushtetutën e saj dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me Presidentin Han ndërsa ai merr detyrën," tha kryediplomati amerikan, duke iu referuar kryeministrit Han Duk-soo, i cili po shërben si president i përkohshëm në Seul.
"Ne mbështesim fuqishëm popullin korean. Ne mbështesim fuqishëm aleancën e pathyeshme" midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, theksoi ai.