SEUL, 5 mars /ATSH-AFFP/ - Ambasadori amerikan në Korenë e Jugut, Mark Lippert u plagos sot me armë të ftohtë nga një militant nacionalist kundër aleancës ushtarake mes vendit të tij dhe SHBA-së.
Korea e Veriut reagoi menjëherë duke e quajtur këtë akt si "sulm me thikë për drejtësi", duke shtuar se ky veprim reflekton ndienjat antiamerikane në Korenë e Jugut.
"Presidenti amerikan, Barack Obama dënoi sulmin dhe i telefonoi ambasadorit për t'i uruar shërim të shpejtë", theksoi Bernadette Meehan, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC).
Departamenti i Shtetit dënoi ashpër këtë akt të dhunshëm. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry theksoi se vendi i tij nuk do të bënte kurrë kërcënime.
"Ne mbetemi më shumë se kurrë të vendosur për të vazhduar atë që ne vlerësojmë se është në interesin e vendit tonë", deklaroi ai.
"Diplomati 42 vjeç u operua me sukses pas dy plagëve të thella që kishte në faqe dhe në dorën e djathtë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetërore", theksuan kirurgët.
"Policia ka identifikuar të dyshuarin si Kim Ki-Jong, një 55-vjeçar me një histori të gjatë sjelljesh të paparashikueshme. Në vitin 2010, ai mori një dënim të pezulluar më pas prej 2 vitesh burgim, për shkak se hodhi një gur ndaj ambasadorit japonez në Korenë e Jugut, sipas agjencisë koreano-jugore", Yonhap./
/ec/









