SEUL, 21 gusht /ATSH-AFP/ - Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un vendosi trupat ushtarake në gjendje gadishmërie në rast lufte në kufirin e gadishullit të ndarë, ku tensionet janë përshkallëzuar më tej pas shkëmbimeve të zjarrit me artileri të rëndë mes Seulit dhe Phenianit.
Forcat jugkoreane janë tashmë në gjendjen A të gadishmërisë për luftë pas urdhërit të publikuar një ditë më parë nga Pheniani. Seuli duhet t'i japë fund brenda 48 orëve të ardhshme luftës propagantistike në vijën kufitare pasi në të kundërt do të përballet me operacionet ushtarake të Koresë së Veriut.
Komisioni Qendror Ushtarak (CCM) një institucion i një rëndësie të veçantë i Koresë së Veriut drejtuar nga Kim Jong-Un konfirmoi në sajë të një ultimatumi se do të jetë i gatshëm për kundërpërgjigje me anë të sulmeve të artilerisë së rëndë përgjatë vijës kufitare./
/v.b/












