Koreja e Jugut ka ngritur avionët e saj luftarak dhe ka gjuajtur në shenjë paralajmërimi ndaj një aeroplani ushtarak rus që hyri dy herë rradhasi në hapësirën ajrore të Seulit.
Rusia nga ana e saj ka mohuar çdo akuzë.
Ministria e Mbrojtjes ruse, sipas agjencisë Ria, ka shpjeguar se asnjë bombardues nuk ka shkelur hapësirën ajrore të Koresë së Jugut, duke akuzuar Seulin për kryerjen e manovrave të rrezikshme që kanë kërcënuar aeroplanët e saj.
Sipas raporteve nga burimet e Koresë së Jugut, një avion rus fluturoi mbi hapësirën ajrore në lindje të Koresë së Jugut, pranë Ishujve Dokdo, disa herë brenda tre minutave dhe në kundërshtim me traktatet ndërkombëtare.
Rasti nuk ishte hera e parë që një avion ushtarak rus, i identifikuar si bombardues, do të shkelte hapësirën ajrore të Koresë së Jugut.
Edhe më 20 qershor, avionët ruse shkelën herë pas here zonën e Mbrojtjes Ajrore të Koresë së Jugut.
Chung Eui-yong, kreu i zyrës së sigurisë kombëtare të Koresë së Jugut, duke dënuar incidentin, tha se "Për ne kjo situatë është shumë serioze, nëse përsëritet, ne do të marrim edhe masa më të forta".
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
7.9%
-
Pak
81.6%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 522
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rruga në mes të Seulit çahet më dysh, gropa përpin të gjallë motoristin 30-vjeçar! Shikoni se si shpëton shoferi i veturës (VIDEO)
25 Mars, 16:16
-
Bisedimet në Riad për luftën Rusi-Ukrainë, Krisafi: Armëpushim i pjesshëm ndaj objekteve të energjisë dhe porteve, SHBA ka qasje pozitive ndaj Kremlinit
24 Mars, 19:57
-
Presidenti Zelensky nuk beson në vullnetin e Putinit për paqen
14 Mars, 15:26
-
G7 diskuton mbi Ukrainën pasi SHBA rifillon ndihmat për Kievin
12 Mars, 15:45
-
'Nuk duhet të humbim mjetin negociues'/ Musk: Pa Starlink, linjat ushtarake të Ukrainës do të shembeshin
10 Mars, 10:30
-
Dilema e Groenlandës: Të bëhet me Amerikën, të mbetet me Danimarkën a të pavarësohet?
10 Mars, 08:57
-
Lufta në Ukrainë/ Rusia s’i ndal bombardimet, 20 të vdekur e 50 të plagosur! Kievi mendon tërheqjen nga Kursk, SHBA do braktisë stërvitjet e NATO-s
8 Mars, 13:07
-
Korea e Jugut/ Tentoi të shpallte gjendje lufte, i hiqet paraburgimi presidentit Yoon Suk-Yeol
7 Mars, 15:40
-
Pas ndihmës ushtarake, SHBA-të ndërpresin edhe shkëmbimin e informacioneve të zbulimit me Ukrainën
5 Mars, 22:36
-
SHBA-Ukrainë në ‘Repolitix’/ Galdini: Trump po bën ‘njeriun e çmendur’, Ukraina do humbasë 40% të territorit! Bimo: Frikë për autoritarizëm! Tafani: Buxhetin e ka Kongresi
5 Mars, 21:30
-
Macron: Jemi në një epokë të re, duhet të dyfishojmë buxhetin për mbrojtjen, kërcënimi rus i prek të gjithë
5 Mars, 20:51
-
Ushtarë, tanke dhe dronë: Evropa del zbuluar, pa ombrellën e NATO-s dhe SHBA-së
5 Mars, 19:20