/ATSH-AFP/ - Korea e Veriut njoftoi sot se i kishte propozuar SHBA-së ndërprerjen e përkohshme të provave bërthamore në këmbim të anulimit të manovrave të përvitshme ushtarake mes ushtrisë amerikane dhe koreano-jugore.
"Ky propozim iu transmetua dje SHBA-së", theksoi agjencia koreano-veriore e lajmeve KCNA.
Nëpërmjet mesazhit, Korea e Veriut i kërkon Uashingtonit të ndihmojë në reduktimin e tensioneve në gadishullin korean duke ndërprerë të gjitha manovrat ushtarake të përbashkëta parashikuar në Korenë e Jugut.
"Nga ana e saj, Korea e Veriut u shpreh e gatshme për të ndërprerë përkohësisht provën bërthamore që shqetëson SHBA-në", sipas të njëjtit mesazh.
SHBA-ja, që disponon 30 000 ushtarp të vendosur në Korenë e Jugut kryen çdo vit manovra të përbashkëta me aleatët e saj aziatik.
/Shqiptarja.com