KOREA E VERIUT - Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong ka fituar me 100% të votave në distriktin e tij, gjatë zgjedhjeve parlamentare në vend.

Sipas agjensisë së lajmeve koreane KCNA, fitorja e liderit koreano-verior në Mount Paektu reflekton mbështetjen absolute të popullit.

Zgjedhjet për në Asemblenë Supreme Popullore të mbajtura ditën e dielë kishin vetëm 1 kandidat për secilin nga 687 distriktet. Votuesve u kërkohej të shkruanin ‘po’ ose ‘jo’ në fletën e votimit. Zgjedhjet parlamentare në Korenë e Veriut mbahen çdo 5 vjet. 

Këto ishin dhe zgjedhjet e para për Kim Jong si lider i vendit. Ai mori pushtetin pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Kim Jong-il, në vitin 2011.


(v.gj.shqiptarja.com)