SEUL - Korea e Veriut ka konfirmuar se ka kryer me sukses, provën e tretë bërthamore nëntokësore, një veprim ky që është dënuar rëndë në shkallë ndërkombëtare. BBC-ja bën të ditur se Pheniani kishte përdorur një pajiseje në miniaturë për provën, e cila rezultoi e sukseshme. Konfirmimi u bë tri orë pasi u kap aktiviteti sizmik.
Përkundrejt kësaj, Presidenti amerikan Barak Obama bëri thirrje për një përgjigje ndërkombëtare të shpejtë. Ai tha se kjo provë bërthamore, provokative, nuk i jepte Koresë së Veriut më shumë siguri, duke shtuar se se Washingtoni do të mbetet i vëmendshëm dhe i palëkundur në angazhimet e tij për të mbrojtur aleatët në Azi.
Kombet e Bashkuara nga ana e tyre, e kanë paralajmëruar Phenianin për pasoja të rëndësishme nëse do të vazhdojë kështu. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, e ka dënuar këtë provë si një shkelje të qartë dhe të rëndë të rezolutave të OKB-së dhe një provokim thellësisht destabilizues. Për këtë qëllim, Këshilli i Sigurimit do të takohet në mënyrë urgjente të martën pasdite, në New York.
Redaksiaonline
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com