KORE-Një anije patrullimi koreano-veriore ka shkelur kufirin detar me Korenë e jugut gjatë ditës së hënë. Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarë të Seulit.
Anija kaloi disa orë në jug të kufirit, vetëm 23 kilometra larg ishullit koreano-jugor të Baengnyeong. Ngjarja ndodhi ndërkohë që SHBA dhe Korea e Jugut po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta luftarake, të cilat kundërshtohen nga Peniani.
Anija koreano-veriore kaloi Vijën e Kufirit Verior rreth orës 22:46 të ditës së hënë, me orën lokale. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes anija u largua nga terrotori ujor i Koresë së Jugut pas 10 paralajmërimesh.
Vija e Kufirit Verior u vendos në mënyrë të njëanshme nga Komanda e OKB, në fund të luftës së viteve 1950-1953, mes dy koreve.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com