PYONGYANG- Koreano-veriorët kanë dalë në votime sot për të zgjedhur anëtarët e rinj të parlamentit kukull, të quajtur ndryshe Asembleja Supreme Popullore me në krye Kim Jong.
Në secilin prej 687 distrikteve të vendit ka vetëm një kandidat në garë, ndërkohë që votuesve do t’u kërkohet thjesht të votojnë ‘po’ ose ‘jo’ në fletën e votimit.
Në zgjedhjet e fundit të vitit 2009, pjesëmarrja në votime ishte 99%, ndërsa 100% e koreanëve votuan në favor të kandidatëve në rajonet e tyre.
Këto janë dhe zgjedhjet e para që mbahen nën drejtimin e Kim Jong-un, i cili mori pushtetin në dhjetor të vitit 2011, pas vdekjes së babait të tij, Kim Jong-il.
Vetë lideri koreano-verior është regjistruar si kandidat në Mount Paekdu, e cila është vendlindj e të atit të tij.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com