Koreja e Jugut gjobit kompanitë Google dhe Meta për shkelje të privatësisë

Koreja e Jugut gjobit kompanitë Google dhe Meta për shkelje të privatësisë

Logot e Google, Facebook dhe disa platformave të tjera të mediave sociale

Koreja e Jugut ka gjobitur me miliona dollarë platformën Alphabet të Google dhe ato të kompanisë Meta, pas akuzave se kompanitë kanë shkelur ligjet për privatësinë, thanë autoritetet më 14 shtator.

Përmes një deklarate, Komisioni për Mbrojtjen e Informacioneve Personale tha se Google është gjobitur me 50 milionë dollarë, ndërkaq Meta me 30.8 milionë dollarë.

As Google dhe as Meta ende nuk kanë komentuar për këtë vendim të Seulit.

Paneli për privatësi tha se këto kompani nuk i kanë informuar qartë përdoruesit e shërbimeve të tyre dhe nuk kanë marrë pëlqim paraprak për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave që nxjerrin në pah interesat e përdoruesve.

Koreja e Jugut tha se këto firma po ashtu nuk i kanë informuar përdoruesit se informacionet e nxjerra do t’i përdornin për reklama të personalizuara./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë