Google ka paditur Bashkimin Europian, duke kundërshtuar në një gjykatë në Luksemburg dy vendime të rregullatorëve europianë që e detyrojnë t’u japë konkurrentëve akses në disa shërbime dhe të dhëna.
Sipas Reuters, kompania pretendon se zbatimi i këtyre vendimeve do të kërkonte ndarjen e historikut të kërkimeve të përdoruesve pa masa mjaftueshëm të forta anonimizimi, si dhe dobësimin e disa mekanizmave të sigurisë në pajisjet Android.
“Njerëzit përdorin kërkimin për pyetjet e tyre më personale, nga problemet shëndetësore deri te marrëdhëniet e afërta”, tha drejtori i Google për çështjet e konkurrencës, Oliver Bethel.
Ai paralajmëroi se ndarja e këtyre të dhënave pa masat e duhura mbrojtëse mund të rrezikojë në mënyrë të përhershme privatësinë e përdoruesve.
Në korrik, Komisioni Europian urdhëroi Google, në bazë të Aktit për Tregjet Dixhitale, që t’u mundësonte konkurrentëve në kërkimin në internet dhe zhvilluesve të inteligjencës artificiale akses në disa shërbime që përdoren nga modeli i tij i inteligjencës artificiale Gemini.











Komente
Komento