/ATSH-AFP/ - Koreja e Jugut i kërkoi sot Phenianit që t'i japë fund programit të tij të frikshëm të zhvillimit të predhave balistike të lëshuara nga nëndetëset duke premtuar një përgjigje të pamëshirshme të çdo lloj provokimi tjetër nga Koreja e Veriut.
Media zyrtare koreanoveriore njoftoi të shtunën lëshimin e një rakete balistike strategjike det-tokë nga Koreja e Veriut, për të cilën u tha se ishte e nivelit botëror.
"Ky operacion u mbikëqyr personalisht nga lideri koreanoverior Kim Jon-Un", sipas agjencisë KCNA.
Rrezja ekzakte e kësaj prove pritet ende të konfirmohet nga burime të pavarura. Disa ekspertë kanë vlerësuar se bëhet fjalë për një test të sekuencës së nxjerrjes së predhës, më shumë sesa të një lëshimi të vërtetë të saj, pasi aparatura përshkoi vetëm disa qindra metra.
Por, Ministria koreanojugore e Mbrojtjes vlerësoi se ky lëshim "ishte shumë i rrezikshëm dhe i frikshëm".
"Ne i kërkojmë Veriut të ndërpresë menjëherë zhvillimin e MSBS që rrezikon sigurinë e gadishullit korean dhe të verilindjes së Azisë", deklaroi zëdhënësi Kim Min-Seok.
/Shqiptarja.com