Koreja e Veriut anulon bisedimet me Seulin, “zyrtarët koreano-jugorë injorantë”

Koreja e Veriut anulon bisedimet me Seulin, “zyrtarët koreano-jugorë injorantë”

Koreja e Veriut u shpreh se nuk do të ndërmerrte diskutime me Seulin në situatën aktuale, duke i cilësuar zyrtarët koreano-jugorë injorantë dhe jokompetentë, një ditë pas anulimit nga Pheniani të një takimi të nivelit të lartë mes dy vendeve.

Pas disa muajsh afrimi dhe zbutjes diplomatike, Koreja e Veriut bëri një kthesë spektakolare në retorikën tradicionale, duke anuluar një takim ndërkorean dhe duke vënë në pikëpyetje takimin kokë më kokë mes Kim Jong-Un dhe presidentit amerikan Donald Trump, i planifikuar në mes të qershorit në Singapor.

Pheniani proteston në këtë formë kundër manovrave të përvitshme Max Thunder, stërvitje ushtarake që po kryhet mes Seulit dhe Uashingtonit në gadishull.

”Nëse situata shqetësuese që çoi në ndërprerjen e diskutimeve të nivelit të lartë mes Jugut dhe Veriut nuk zgjidhet, nuk do të jetë e lehtë të ulemi ballë për ballë me regjimin aktual të Koresë së Jugut”, u shpreh sot kryenegociatori koreano-verior, Ri Son Gwon, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve KCNA.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion