Koreja e Veriut anulon marrëveshjen ushtarake me Korenë e Jugut, zotohet të shtojë forcat në kufi
Një ushtar i Koresë së Jugut dhe një ushtar amerikan qëndrojnë roje në kufirin ndërkorean në Panmunjom, 2019
Koreja e Veriut tha të enjten se do të vendosë forca më të forta të armatosura dhe armë të reja në kufirin e saj me Korenë e Jugut, një ditë pasi Seuli pezulloi një pjesë të një marrëveshjeje ushtarake të vitit 2018 midis dy vendeve në shenjë proteste ndaj nisjes së një sateliti spiun nga Pheniani.
Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Veriut tha në një deklaratë të transmetuar nga agjencia e lajmeve KCNA se do të rivendoste të gjitha masat ushtarake që kishte ndaluar në bazë të marrëveshjes me Korenë e Jugut, e cila ishte krijuar për të de-përshkallëzuar tensionin përgjatë kufirit të tyre të përbashkët, raportojnë mediat e huaja.
“Tani e tutje, ushtria jonë nuk do të jetë kurrë e lidhur me Marrëveshjen Ushtarake Veri-Jug të 19 shtatorit. Ne do të tërheqim hapat ushtarakë, të ndërmarrë për të parandaluar tensionet dhe konfliktet ushtarake në të gjitha sferat, përfshirë tokën, detin dhe ajrin, dhe do të vendosim forca të armatosura më të fuqishme dhe pajisje ushtarake të tipit të ri në rajon përgjatë vijës së demarkacionit ushtarak”, thuhet në deklaratë.
Lëshimi i satelitit të martën ishte përpjekja e tretë e Koresë së Veriut këtë vit pas dy dështimeve dhe pasoi një udhëtim të rrallë të udhëheqësit Kim Jong Un në Rusi, gjatë të cilit presidenti Vladimir Putin u zotua të ndihmojë në ndërtimin e satelitëve.
Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë se lëshimi i fundit ka shumë të ngjarë të përfshijë ndihmën teknike ruse nën një partneritet në rritje që ka bërë që Pheniani të furnizojë Rusinë me miliona predha artilerie. Rusia dhe Koreja e Veriut kanë mohuar marrëveshjet e armëve, por kanë premtuar bashkëpunim më të thellë, duke përfshirë satelitët.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koreja e Veriut thotë se raketa e re hipersonike do të 'frenojë' rivalët
7 Janar, 15:20
-
Koreja e Veriut teston një raketë gjatë vizitës së Blinkenit në Seul
6 Janar, 09:20
-
Autoritetet e Koresë së Jugut pezullojnë përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon
3 Janar, 16:20
-
Koreja e Jugut/ Përplasje e tensionuar me ekipin e sigurisë, anulohet arrestimi i presidentit Yoon! Mbështetësit: Fituam
3 Janar, 07:52
-
Biden miraton dokumentin mbi sigurinë kombëtare, lidhur me katër vende kundërshtare të SHBA-ve
11 Dhjetor 2024, 21:11
-
Arrestohet ish-ministri i Mbrojtjes në Korenë e Jugut, zyrtari akuzohet për shpalljen e ligjit ushtarak
8 Dhjetor 2024, 16:00
-
Shpalli ligjin ushtarak, Presidenti i Koresë së Jugut kërkon falje, por nuk dorëhiqet: E bëra nga dëshpërimi! I 'mbijeton' shkarkimit nga Parlamenti
7 Dhjetor 2024, 10:09
-
Korea e Jugut/ Urdhëroi arrestimin e disa politikanëve, partia në pushtet kërkon largimin e presidentit
6 Dhjetor 2024, 08:51
-
Zelensky: Koreja e Veriut po trajnon 10 mijë ushtarë për të ndihmuar Rusinë në luftën kundër Ukrainës
5 Dhjetor 2024, 09:10
-
Korea e Jugut/ Shpalli ligjin ushtarak pa argumentuar vendimin, presidenti drejt shkarkimit pas kaosit politik
4 Dhjetor 2024, 12:03
-
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë
29 Nëntor 2024, 11:32
-
Lufta në Ukrainë/ Trump zgjedh Kellogg si të dërguar special për Rusinë dhe Ukrainën
27 Nëntor 2024, 07:48