Kryemadhi në SPAK e trembur: Nuk flas më para prokurorëve! Ilir Metën nuk e urova për Vitin e Ri, e kanë iluminuar kundër meje

TIRANË -  Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk do të japë më deklarata para prokurorëve, duke u shprehur se do të flasë vetëm në Gjykatë.

Kryemadhi u paraqit paraditen e sotme në SPAK në zbatim të vendimit të GJKKO-së për masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje' dy herë në muaj para oficerit gjyqësor.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar të marrë në pyetje si persona në hetim Monika Kryemadhin, nënën e saj Fatimen dhe mikeshën e saj e cila e ka ndihmuar në transkasione Ema Çoku.

Të treja sot në SPAK shkuan për t'u pyetur njëra pas tjetrës dhe kanë refuzuar të japin deklarime përpara prokurorit.

Pasi doli nga SPAK Kryemadhi tha se nuk do të flasë më para prokurorisë por para GJKKO-së dhe se për këtë kishte firmosur një procesverbal.

'Nuk flas para prokurorit flas vetëm në gjykatë. Tashmë deklaratat nuk bëhen në prokurori por vetëm në gjykatë. Para gjyqtari, nuk jap më shpjegim. Se përdorin deklarata e mia kundër mia.'

Sa i përket Metës thotë, Kryemadhi thotë se është një njeri që nuk ka lidhje më me të, e nuk e ka ururar as për Vitin e Ri, teksa theksoi se pas paraqitjes së saj do vijë e ëma, Fatime Kryemadhi.

'Nuk di gjë për të. Po pres mamanë time, se është ajo në 11. Nuk kam si të uroj një njeri që nuk ka lidhje me mua', thotë Kryemadhi.'

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me akuzat e Metës se ajo ka dhënë dëshmi inkriminuese për të ajo u shpreh

Unë uroj të gjithë njerëzit që e iluminojnë Metën me shpifje të marrin përgjigje në 2025. Siç po e marrin disa. Armiqtë dihen kush janë, ata që kanë folur gjithë ditën e natën kundër Monika Kryemadhit.

Një komenti e pati edhe për paraqitjen e Veliajt në SPAK.

'Për një gjë më vjen pak keq e përgëzoj kryeministrin Rama që dolin në mbrojtje të Veliaj,. Që tha po e linçoni, kur ndërkohë harron që duhet të hapin borderot e mediave për intimidimet dhe linçimet që kanë bërë ndaj meje. Kemi miratuar reformën në drejtësi me 140 vota. Jemi dy palë para gjykatës. Nuk them se gjykata do ketë barazi shumë të madhe. Por do jetë gjykata e Strasburg. Do paraqesim rekursin. Ajo çka është e rëndësishme, kur ka të akuzuar politikanë në proces gjykimi. Janë disa gjëra që duhen ti unifikosh.'

Së fundmi, paralajmëron se deri më 11 maj shumë gjëra do të ndryshojnë.

'Humbje nuk i uroj opozitës. Do bëj maksimumin që opozita të fitojë. Do flas më shumë se disa të tjerë që duan të bëhen deputetë. Të pakapshmit nuk janë gazetarë dhe jo ne që nuk kemi qenë asnjë herë në pushtet. Të pakapshmit janë ata që ngrenë kullat në mes të Tiranës. Drejtësia ka të bëjë me vendosjen e drejtësisë. Sot shqiptarët nuk mendoj se ndihen më mirë. Nuk mendoj se ky është problemi i shqiptarëve. Deri më 11 maj shumë gjëra do ndryshojnë.'

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ndodhej në SPAK në të njëjtën kohë kur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha për të zbatuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ të vendosur nga Apeli i GJKKO.

Lajmi ne perditesim..

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:55
U paraqit në SPAK pas Monikës, Fatime Kryemadhi ironizon prokurorët: Po hetohem se jam e paprekshme! Shtëpia, e imja! Nuk kam sqarime për të dhënë

 

Sot në SPAK, pas Monika Kryemadhit u paraqit edhe nëna e saj, Fatime Kryemadhi. Ajo u shpreh me ironi se po hetohet se është e paprekshme. Më tej theksoi se nuk dha sqarime para prokurorëve pasi nuk ka asgjë për të cilët të jap sqarime sepse shtëpia është e saja.

'Shtëpia është e imja. Nuk dal. Po hetohem se jam e paprekshme.

Nuk dhashë sqarime se nuk kam çfarë të jap. Kam shtëpinë time. Ju nuk keni shtëpi?! Nuk merren me ato që shesin copat  e shtetit. Çfarë të jap deklaratë ato i bëjnë vetë të gjitha. Unë jam plak.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen shoferi kinez dhe pasagjerja 61-vjeçare

Vlorë/ Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen shoferi kinez dhe pasagjerja 61-vjeçare