Mesa duket kërcënimet e liderit të Koresë së Veriut nuk ndalen dhe nuk duhen injoruar. Seuli ka njoftuar se Kim Jong ka urdhëruar testimin e 5 atomik i cili vlerësohet si më i fuqishmi deri më tani. Lajmi u konfirmua nga televizioni vendas duke theksuar se testi rezultoi me sukses, test i cili përkoi me 68 vjetorin e themelimit të shtetit.
“Testi i ri atomik ishte një përgjigje ndaj SHBA dhe armiqëve tanë të cilët na kanë vendosur sanksione, duke injoruar aftësinë tonë të fuqisë bërthamore dhe duke na kritikuar” u tha në mesazhin e transmetuar në television.
Kryeministri japonez Shinzo Abe u shpreh se testi atomik i Koresë së Veriut është i patolerueshëm dhe Japonia do të protestojë. Këshilli kombëtar i sigurisë në Japoni po koordinon punën me qeverinë e SHBA dhe Korenë e Jugut për të analizuar situatën duke u bazuar në të dhënat e fundit të ofruara nga sateliti
Presidenti i SHBA, Barack Obama kërcënoi se pas testit nuklear do të ketë pasoja të rënda.
Testi atomik i ndërmarrë nga Koreja e Veriut konsiderohet si më i fuqishmi deri më tani, madje duke u krahasuar me bomën atomike të Hiroshimës. Seuli pretendon se tërmeti u shkaktua nga shpërthimi i një dispozitivi i cili shkaktoi tronditjen më të fortë të regjistruar deri më tani.
Dridhjet, që sipas Shërbimit Gjeologik të SHBA-së është regjistruar si tërmet 5.3 ballësh, është regjistruar në afërsi të Pyunggye-ri, hapësirës së testeve bërthamore të Koresë së Veriut, ku ishte detonuar edhe pajisja bërthamore e katërt, në muajin janar.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO