Pas më shumw se 2 vitesh pandemi nw tw gjithw botwn, Koreja e Veriut konfirmoi sot viktimën e parë nga COVID-19 pasi të mërkurwn u zbuluan rastet e para dhe presidenti Kim Jong-un urdhëroi mbylljen totale të vendit. Sipas njoftimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve Koreano-Veriore KCNA, një nga gjashtë vdekjet e regjistruara ditët e fundit nga "ethet" ishte infektuar me variantin Omicron.
Autoritetet e Koresë së Veriut shpallën të enjten një "emergjencë serioze kombëtare" dhe njoftuan nisjen e një sistemi të jashtëzakonshëm kontrolli që synon "eliminimin" e virusit.
Kim Jong-un, nga ana e tij, premtoi tejkalimin e "krizës së papritur" dhe dha urdhër për të forcuar më tej mbikëqyrjen në kufijtë tokësorë, detarë dhe ajrorë të vendit për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
Pas njoftimit të Koresë së Veriut për shpërthimin e parë, presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk-yeol ofroi dërgimin e vaksinave Covid-19 në Korenë e Veriut. Zëdhënësi Kang In-sun siguroi se do të zhvillohen diskutime me palën koreano-veriore për detajet.