Koreja e Veriut lëshon tre raketa balistike, ushtria jugkoreane: Shkelje flagrante të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Lëshimi i një rakete nga Koreja e Veriut
Koreja e Veriut ka lëshuar tre raketa balistike drejt detit lindor në Gadishullin Korean, tha ushtria e Koresë së Jugut.
Lëshimi i këtyre raketave është i fundit në numrin e paprecedentë të raketave të testuara nga Koreja e Veriut gjatë këtij viti, teksa Penjani po vazhdon zhvillimin e armëve në mes të spekulimeve se do të kryejë testimin e një arme bërthamore, për të shtatën herë me radhë.
Tre raketat u lëshuan nga provinca Hvange, në jug të kryeqytetit, Phenjan, tha ushtria jugkoreane.
Raketat fluturuan në një letërsi prej 100 kilometrash në një distancë prej 350 kilometrash, tha Ministria japoneze e Mbrojtjes. Edhe ushtria e Koresë së Jugut tha se raketat fluturuan për rreth 350 kilometra.
“Lëshimet e raketave balistike nga Koreja e Veriut janë provokim i madh që minojnë paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean, por edhe në mbarë komunitetin ndërkombëtar”, tha ushtria jugkoreane, duke shtuar se këto testime përbëjnë shkelje flagrante të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Komanda amerikane në Indo-Paqësor tha se raketat e fundit të lëshuara nga Veriut, nuk paraqitën rrezik të menjëhershëm për personelin ushtarak amerikan që gjendet në këtë zonë, e as për aleatët e Uashingtonit. Megjithatë, komanda tha se testimi i këtyre raketave shfaq ndikimin destabilizues të programit të armëve të Koresë së Veriut.
Pa përfshirë raketat e fundit, Koreja e Veriut gjatë këtij viti ka lëshuar afër 70 raketa balistike, tha agjencia e lajmeve Yonhap, përfshirë edhe tetë raketa balistike ndërkontinentale./REL
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.4%
-
Të gabuar
28%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 2500
Lajme të tjera
-
Kim Jong tremb sërish, testimi i raketës balistike “pushtoi” ujërat e Gadishullit mes Koresë së Jugut dhe Japonisë
19 Mars, 12:01
-
Koreja e Veriut: 800 mijë të rinj janë regjistruar për të luftuar si vullnetarë kundër imperialistëve amerikanë
18 Mars, 12:18
-
Koreja e Veriut lëshon raketë ndërkontinentale në përgjigje të stërvitjeve të SHBA-ve dhe Seulit
17 Mars, 07:42
-
Koreja e Veriut lëshon raketë balistike para takimit Kore e Jugut-Japoni
16 Mars, 07:59
-
Seuli: Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike
14 Mars, 07:58
-
Mungesa e ushqimit në Korenë e Veriut, ekspertët: Mund të ketë pasoja vdekjeprurëse! Vendi ndodhet në situatën më të keqe
4 Mars, 15:24
-
Zi buke në Korenë e Veriut, mungesa e ushqimit shton shqetësimet për ekspertët: Duhet të hapin kufijtë ose do përkeqësohen gjërat
4 Mars, 08:32
-
SHBA vendos sanksione ndaj tre kompanive dhe dy individëve për gjenerimin e paligshëm të të ardhurave për Korenë e Veriut
1 Mars, 19:20
-
Raporte për vdekje nga uria në Korenë e Veriut, Kim Jong Un kërkon ndryshim rrënjësor në bujqësi
28 Shkurt, 10:11
-
Koreja e Veriut një tjetër 'sulm' ndaj sjelljeve perëndimore, 6 muaj punë të detyruar për prindërit që lejojnë fëmijët të shohin filma të Hollywood-it
25 Shkurt, 15:47
-
SHBA: OKB të dënojë testet raketore të Phenianit
21 Shkurt, 12:11
-
Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike, reagon OKB: Phenian-i të ndalojë veprimet provokuese
20 Shkurt, 08:32