Koreja e Veriut, Mbi 130 të vdekur,
 400 të zhdukur pas përmbytjeve

Më shumë se 130 persona kanë humbur jetën dhe 400 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Korenë e Veriut pasi tajfuni ”Lionrock” shkaktoi përmbytje serioze, sipas një njoftimi të OKB-së.”Përmbytjet në verilindje të vendit përgjatë lumit Tumen, në kufi me Kinën, kanë provokuar shpërnguljen e mijëra personave, kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe ndërtesa infrastrukturore”, theksoi raporti i organizatës.

“Të paktën 140 mijë persona janë në nevoja urgjente ndihme. Nga këta 100 mijë janë shpërngulur”, thuhet në raportin e OKB-së, të dhënat e të cilit janë konfirmuar nga Pheniani.“Ndërkohë 600 mijë persona janë prekur nga ndërprerja e ujit”, shtohej në të.Tajfuni ”Lionrock” shkaktoi 19 viktima dhe kaos edhe në Japoni, në fund të gushtit

Redaksia online
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri