Koreja e Veriut ndryshon orën, e bën njëlloj me atë të Jugut

Koreja e Veriut ndryshon orën, e bën njëlloj me atë të Jugut

Kim Jong un dhe presidenti i Jugut gjate takimit historik

Presidiumi Suprem i asamblesë së popullit koreanoverior ka miratuar dekretin e “rishikimit të ndryshimit të orës së Phenianit”, duke e vënë në vijë me atë të Seulit duke nisur nga 5 maji.

Një lajm të tillë e ka bërë të ditur agjencia Kcna duke kujtuar se në krahasim me meridianin e Greenëich nuk do të ketë më 8 orë e gjysëm, sikurse ishte në fuqi që prej 15 gushtit 2015, por 9 orë për të “bashkuar oraret e Veriut dhe të Jugut”. Qeveria do të ketë “detyrën që ta bëjë efektiv dekretin”.

Të dielën Seuli e parapriu planin për ndryshimin e shprehur nga udhëheqësi Kim Jong-Un në takimin e së premtes.

Ndërkohë nga Pekini mbërriti lajmi se Wang Yi, këshilltar i Shtetit dhe ministri i jahstëm i Kinës, do të vizitojë me 2 dhe 3 maj Korenë e Veriut me ftesë të homologut Ri Yong-ho.

Kjo lëvizje, raporton agjencia Kina e Re, bëhet pak javë para takimit që parashikohet të ndodhë ndëermjet presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong-un dhe pak ditë pas takimit ndërkorean në Panmunjom, ku Jugu dhe Veriu ranë dakord për “denuklearizimin e plotë” dhe për një fazë të re marrëdhëniesh deri në shndërrimin e armëpushiumit në traktat paqeje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • popi: 30/04/2018 14:55

    me falni , por, ato imazhet mbrapa supeve te ktyre dyve cfare jan??? shkrime apo hieroglife egjyptiane...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë